Skënderbeu ka mbyllur fazën përgatitore në Tropikal Resport dhe ditën e sotme ekipi do të kthehet në Korçë. Prej ditësh korçarët janë stërvitur në Durrës në drejtimin e trajnerit Daja, ndërsa pregatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit do të zhvillohen në Korçë. Tifozët nuk kanë parë ende skuadrën e tyre për këtë sezon dhe klubi njofton në faqen zyrtare se ditën e sotme stërvitja e radhës do të zhvillohet në Korçë.
Postimi i Skënderbeut:
Ujqërit rikthehen në Strofull.
Sot, Ora 17:30, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, ekipi bardhekuq do të zhvillojë në Korçë seancën e parë stërvitore në kuadër të takimit të javës së parë ndaj Flamurtarit.
Shihemi!