Skënderbeu do të luajë nesër kundër Teutës, ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Trajneri Ilir Daja nuk do të ketë të gatshëm tre futbollistë për takimin kundër “djemve të detit”.
I pari është Sabien Lilaj. Mesfushori korçar vuan nga një dëmtim në gju dhe është duke zhvilluar fazën e rikuperimit.
Sebino Plaku dhe Hektor Idrizaj gjithashtu nuk do të jenë në fushë për Skënderbeun në sfidën e nesërme ndaj Teutës. Sulmuesi dhe mbrojtësi i djathtë, ashtu si edhe Lilaj janë të dëmtuar.