Skënderbeu sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë. Pas 13 vitesh në elitën e Shqipërisë, “Ujqërit e Dëborës” do kërkojnë ringjitjen e shpejtë. Në Korçë pritet një eksod lojtarësh, kjo edhe pas uljes së buxhetit dhe nivelit në Kategorinë e Parë.
Drejtuesit janë duke menduar për emrat e rinj që mund të bashkohen me skuadrën dhe një ndër ta është portieri i Pogradecit, Herdis Alliu. 23 vjeçari nga Librazhdi ka bërë mirë këtë edicion me liqenorët, paçka se këta të fundit nuk mbijetuan në të Parën.
Duket se Alliu është emri i parë që përflitet në korridoret e Skënderbeut, për të zëvendësuar Rexhepin, që do rikthehet te Shkëndija pas huazimit.