Klubi i Partizanit akuzoi dje se Skënderbeu është mësuar të bëjë pazare dhe fiksim paraprak të ndeshjeve.
Një deklaratë e tillë erdhi pas komentit të shefit të klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmet se: “Dënimi i fushës së Laçit për sfidën kundër Partizanit është shfaqje e hapur e një aleance që do të prishë garën”.
Por, pas kundër akuzave të Partizanit, pikërisht shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti ka pasur diçka për shtuar duke pranuar se: “Partizani po ndjek shembull të gabuar duke hedhur baltë mbi një klub për të mbrojtur veten.
Klubi i Partizanit po ndjek një strategji të dalë nga moda. Të kuqtë luajtën në Champions League me statusin e Skënderbeut. Skënderbeu në fakt është një klub model dhe shembull për t’u ndjekur nga të gjitha skuadrat e tjera të Shqipërisë”.