Skënderbeu tashmë është bërë gati për të startuar sezonin e ri 2016-2017. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi korçar bën me dije që nga dita e nesërme do të dali në treg biletat e ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari dhe do të mësohet edhe çmimi i tyre. Gjithashtu ekipi kampion i bën thirrje tifozëve që ta mbështesin në ndeshjen e parë hapëse, në mënyrë që ky takim të marë formën e një feste.
“Nga dita e nesërme (E shtune) 03 Shtator, dalin në treg çmimet e biletave të ndeshjes Skënderbeu – Flamurtari (07 Shtator 19:00)!
Të gjithë sëbashku, nisim kështu rrugën e mbrojtjes së titullit kampion. Le ta shndërrojmë në festë ashtu siç ne dimë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të korçarëve.