Skënderbeu sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë. Korçarët janë në ndërtim të ekipit të ri, duke dashur ringjitje të shpejtë në elitën e Shqipërisë. Taimë bardhekuqtë po ndërtojnë ekipin, me Memellin që pritet të rikthehet në stol.
Emri i fundit që qarkullon në kampin korçar është ai i Isi Manellarit. Pogradecari mbylli sezonin me Tomorin, duke luajtur 30 ndeshje dhe shënuar tetë gola po në Kategorinë e Parë.
24 vjeçari është një njohës i mirë i kësaj kategorie, ndërsa pogradecarët janë kthyer ndër lojtarët e preferuar në Korçë. Pas interesit për Hermes Shkullakun dhe Artion Alillarin, tanimë Manellari është dëshirë e stafit korçar.
Kujtojmë se Skënderbeu ka konfirmuar Ruçin për portën dhe Oltion Rapën në mbrojtje.