Skuadra e Skënderbeut është ende më pushime dhe përgatitjet për sezonin e ri pritet të fillojnë vetëm më datë 31 korrik. Korçarët morën pushimet menjëherë pas vendimit të KAS që i la ata jashtë pjesëmarrjes në kupat e Europës për këtë sezon.
Gjatë fazës përgatitore në Austri, Skënderbeu realizoi disa përforcime të rëndësishme, ndërkohë që sipas deklaratave të drejtuesve priten ende edhe disa përforcime cilësore për sezonin e ri.
Me futbollistët që skuadra ka në dispozicion deri tani, formacioni që do të tentojë të mbrojë titullin kampion në sezonin e ardhshëm do të jetë ky:
(4-4-1-1)
Shehi
Radas – Osmani – Jashanica – Abazi
Latifi – Lilaj – Nimaga – Gavazaj
Xhejms/Fukui
Salihi