Kanë nisur të projektohet në letër të gjithë skenarët e mundshëm për njërën skuadrë kampione apo tjetrën. Kukësi ndan vëndin e parë me Partizanin ndërkohë që finalja e parakohshme për trofeun do të luhet javën e ardhshme në “Selman Stermasi”.
Në Kukës bëjnë llogaritë për më të keqen. Në rast se do të mbyllet me pikë të barabarta kampionati, fituesen do ta vendosin rezultatet direkte mes dy ekipeve. Në tre takimet e zhvilluara deri tani, në një rast ka fituar Kukësi 1-0 ndërsa në dy raste të tjera ka përfunduar në barazim.
Nëse mundet, Kukësi duhet të mos mundet me dy gola diferencë pasi në këtë mënyrë do humbte shansin për titullin. Në rast se mundet vetëm një gol, do të shihet golavarazhi i dy ekipeve.
Aktualisht Kukësi ka golavarazhin 42:14, ndërsa Partizani 37:12. Një garë e jashtëzakonshme.