Kategoria Superiore do zhvillojë sot javën e 34 të saj. Në fushë do zbresin dhjetë skuadrat në orën 17:00. Duele deçizive zhvillohen për zonën europiane dhe titullin, me kalendarin dhe sfidat që mund të dhurojnë një skenar “të çmendur”.
Gjasat janë që fundi i sezonit të dhurojë surpriza, me tre ose më shumë skuadra që mund të mbyllin në krye me pikë të barabarta. Por si vendoset se cila skuadër e merr trofeun? Më së pari shihen pikët e grumbullura dhe golat në ndeshjet direkte si dhe rezultati mes tyre. Diferenca e golave të sezonit dhe më pas hedhja me short.
1.Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis skuadrave përkatëse.
2.Diferenca e golave të shënuar dhe pësuar në ndeshjet e zhvilluara nëpërmjet skuadrave përkatëse.
3. Diferenca e golave të shënuar dhe pësuar gjatë kampionatit për sezonin 2020-21.
4. Numri më i madh I golave të shënuar në këtë kampionat.
5. Me short.
LEXO: Finale dhe 5 ndeshje në një orar, SUPERLIGA shqiptare mund të vendosë sot titullin