Presidenti i Partizanit, Gazment Demi ka folur në Skaner për javët e fundit të sezonit. Numri një I të kuqve ka bërë një thirrje për arbitrat, që më mirë të thonë se nuk e mbajnë dot një ndeshje të caktuar nëse kanë presion.
Demi gjithashtu ka cekur edhe temën e aleancave, ndërsa është shprehur se Partizani i tij nuk është bërë asnjëherë pjesë e këtyre sjelljeve. Për Demin gabimet e arbitrave fillojnë në këtë fazë, ndërsa nuk sheh të favorizuar në garën për titull apo mbijetesë.
“Kampionati është si rrallëherë në vitet e fundit që luftohet për titull nga disa skuadra. Superiorja po ecën më mirë nga viti në vit. Unë e kam gjithmonë besimin te skuadra. Ne na dalë e drejta që të besojmë te titulli. I bëj thirrje arbitrimit që të jetë me korrekt dhe serioz. Javët e fundit fillojnë edhe gabimet, kush nuk e mban dot ndeshjen si arbitër, atëherë ta thotë.
Nuk më interesojnë fare aleancat, ne si klub nuk kemi lidhje fare. Deri tani kampionati është korrekt. Edhe vendet e fundit po e bëjnë luftën e tyre. Gara është normale dhe ndonjëherë ne flasim më shumë se duhet. Nuk ka pasur të favorizuar ose jo”, tha mes të tjerash Demi.