Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi doli në
konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës kundër Islandës. Përpara
gazetarëve, bomberi kavajas përforcoi zërat që kombëtarja mund të luaj me dy
sulmues, teksa u shpreh se nuk është primare se kush luan.
“Të jesh pjesë e kombëtares është
gjithmonë kënaqësi. Jam i sigurtë që si për mua dhe lojtarët e tjerë është shumë
mirë. Është shumë mirë kur puno me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit
të ri duket se jemi serioz. Ndaj Islandës kërkojmë që të bëjmë mirë.
Panucci? Në dy grumbullimet kur ishte trajner Panucci kam qënë i pafat, pasi
isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Por tani nuk duhet ta mendojmë Panuccin,
pasi jemi këtu për një kapitull të ri.
“Duke iu referuar sistemit që trajneri po bën, sulmuesit janë shumë të
avancaur. Duke qënë 4 sulmues, me shumë mundësi do të luajmë 2, por nuk është
vendosur gjithçka. Çdo njeri që do të luaj do të ketë mbështetjen nga konkurentët
e tjerë. Ajo që do na ndihmojë shumë është entuziasmi. Jemi staf i ri dhe
shpresoj që ta konkretizojmë në fitore.
“Ajo që dua është arritja e rezultateve të duhura. Duke shpresuar se do të
luajme me dy sulmues jemi më të predispozuar që të arrijmë te rezultatet
pozitive.“-tha mes të tjerash Çikalleshi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.