Aaron Ëan-Bissaka është dëmtuar dhe kësisoj është tërhequr nga grumbullimi, nga ku ishte pjesë me kombëtaren e Anglisë. Sikurse raporton “Goal.com”, mbrojtësi i djathtë ka marrë një dëmtim në shpinë, mirëpo nuk dihet ende për sa kohë do jetë jashtë fushave të lojës.
21 vjeçari është një nga blerjet më të rëndësishme të Manchester United këtë verë për repartin e prapavijës dhe në fakt diçka të tillë e ka treguar edhe në ndeshjet e para të luajtura në Premier League, ku në pozicionin e tij, ka qenë i pakalueshëm nga kundërshtari.