Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Skënderbeu ka trukuar shtatë ndeshje në kompeticionet europiane. Champions dhe Europa Leage që nga viti 2013 e deri në vitin 2015. Takimet e përmendura nisin me ndeshjen e 23 korrikut të vitit 2013 mes Skënderbeut dhe Neftçi Baku.
Ndërsa vazhdojnë me takimin e shumë përfolur kundër Crusaders, gjithashtu dhe ndeshja kundër Shakhter Karagandy dhe Dinamo Zagreb. Ndeshjet janë përmendur në raport dhe janë detajuar.
- UCL 2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu 1:2 (6:2 rezultati përfundimtar)
- UCL 2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu
- UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu: Conclusion BFDS
- UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva
- 23/07/2013: Kualifikuese UEFA Champions League: Skënderbeu vs. Neftçi PKF
- 30/07/2013: Kualifikuese UEFA Champions League: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu
- 06/08/2013: Kualifikuese UEFA Champions League: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy