Futbolli europian është goditur nga një skandal i vërtetë. Disa klube të futbollit belg si: Anderlecht, Club Brugge, Genk dhe Standard Liege akuzohen për trukime ndeshjen në kampionatin belg të futbollit.
Skandali ka marrë përmasa të mëdha, pasi është arrestuar dhe tekniku i Club Brugge Ivan Leko, i cili u arrestua nga policia belge në shtëpi.
Presidenti i klubit më të fuqishëm në Belgjikë, Bart Verhaeghe deklaroi se nuk është në dijeni të këtyre akuzave.
Kohët e fundit futbolli europian është tronditur nga disa skandale ku Fulham dhe Benfica janë vënë nën shënjestër për afera korruptive.