“Air Albania Stadium” do të quhet impianti më i ri sportiv në vendin tonë. Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, është vendosur që “Arena Kombëtare” të marrë këtë emër komecial. Kompania e linjës ajrore do të paguajë 650 mijë euro në vit në Federatën Shqiptare të Futbollit për një kontratë të lidhur për 5 vitet e ardhshme.
Të dielën ky impiant sportiv do të inaugurohet me ndeshjen Shqipëri – Francë, ndërsa mbrëmjen e djeshme është vendosur para hyrjes edhe emri i tij. Kujtojmë që “Air Albania Stadium” u nis të ndërtohej para 2 vitesh dhe kostoja e tij, sipas zyrtarëve të FSHF-së, është plot 75 milionë euro.