Wayne Rooney mund të marrë drejtimin e Derby Country në Premiershipin anglez të futbollit. Klubi ku aktivizohet ish-sulmuesi I Anglisë nuk është në pozita të favorshme këtë fillim sezoni, teksa pritet të shkarkojë trajnerin Filipe Cocu.
Rooney, aktualisht futbollist me Derby-n shihet nga drejtuesit si I duhuri për t’u ulur në stol, teksa nuk shmanget mundësia që ai të jetë edhe futbollist, duke e drejtuar skuadrën nga fusha. Ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Nottingahm shihet si deçizive, teksa Derby pas 4 javësh renditet në vendin e 20 me vetëm katër pikë.