Zvonimir Boban i ka orët të numëruara në shtëpinë e Milan. Aventurës së kroatit te kuqezinjtë po i vjen fundi, teksa sot pritet të merret vendimi përfundimtar. Pakënaqësitë për situatën mes drejtuesve kanë bërë që gjendja te “Djalli” të jetë e nxehtë, me disa ish-legjenda që pritet të largohen.
Vizita e djeshme në Milanello e Gazidis si CEO, ka bërë që shumë nga legjendat drejtuese të mungonin. Maldini, Boban dhe Massara nuk ishin të pranishëm, duke konfirmuar edhe njëherë fotografinë e zymtë mes drejtuesve. Largimi i Boban është i kryer tanimë, teksa në dilemë është e ardhmja e Maldinit.