Problemet për Milanin duket se nuk kanë fund. Pas rezultateve negative dhe vendit të 7-të ne renditje larg Champions League, trajneri Gattuzo duhet të përballet dhe me sjellen e lojtarëve. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, mesfushori Bakayoko ka mbërritur me një orë vonesë në stërvitje dhe është stërvitur vetëm 10 minuta me grupin. Një gjë e tillë ka irritur trajnerin italian që ka vendosur që skuadra të qendrojë deri në ditën e ndeshjes e grumbulluar në Milanelo si dhe pritet një dënim për mesfushorin.
Por, ky vendim duket se nuk është pritur mirë nga lojtarët që i kanë kërkuar Gattusos të rishikojë vendimin e tij, por trajneri nuk ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të gjithë lojtarët do të qendrojnë në Milanelo deri në ditën e ndeshjes. Një situat jo e mirë e krijuar te kuqezinjtë që duket se po ndikon dhe në rezultatet e skuadrës.