Albi Dosti është i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH. Mesfushori i Teutës shkëlqeu në Shkodër në ndeshjen kundër Vllaznisë, duke qenë protagonist në mesin e fushës.
Si një “regjisor” i vërtetë shtatshkurtri e bëri më së miri rolin e organizatorit. Ai foli për skuadrën e Teutës, por edhe në aspektin individual teksa deklaroi:
” Ç’është e vërtetë ne kemi nisur më para përgatitjet. Në karrierën time nuk kam pasur rritje, por vetëm ulje. Megjithatë pas projektit që m’u ofrua nga Teuta, u binda dhe besoj se do të bëj më të mirën. Uroj të surprizojmë vërtetë”, deklaroi Albi Dosti.