Sinjale largimi të Ibrahimovic nga Milani. Sulmuesi suedez në një intervistë për “Sport Mediaset” është shprehur se kjo skuadër nuk është Milani I tij duke lënë të hapur kështu mundësinë e largimit.
Ibra shprehet se dëshira e tij është luajë për një skuadër që lufton për titullin kampion e për Champions League dhe jo si tani që janë ende larg zonës Europiane.
“Ky nuk është Milani im, skuadra që unë kam në mendje. Unë dua që kjo skuadër të luajë për titullin kampion dhe Championsin, por mesa duket këtu kanë plane të tjera.
Po argëtohem shumë në fushë, por unë luaj se e dua këtë sport, jo për të fituar një kontratë tjetër. Deri tani nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Gazidis, për të biseduar për rinovimin, por nëse planet janë këto, vështirë se do të qëndroj”, u shpreh suedezi.