Berat Xhimshiti i është kthyer avazit të vjetër. Qendërmbrojtësi i Kombëtares ishte i nevojshëm për Atalantën gjatë këtyre javëve kur homologu i tij Toloit ishte i dëmtuar. Por me rikthimin e këtij të fundit në fushë, Xhimshiti detyrohet t’i lërë vendin për të zënë stolin.
Megjithatë përpara takimit me Milanin nesër, tekniku i Atalantës Gian Piero Gasperini deklaroi se Xhimshiti është lojtar me perspektivë dhe ai së bashku me rezervat e tjerë mund të kontribuojnë shumë në ecurinë e skuadrës nga Bergamo.
“Klubi ka bërë shumë investime për të ardhmen e skuadrës tonë, por ne tani duam qetësinë e nevojshme dhe njerëz që të kenë qendrueshmëri. Ndoshta Xhimshiti, Mancini, Pessina, Valzanua, Rigoni mund të na japin një dorë, por më shumë janë lojtarë të së ardhmes”, deklaroi Gasperini.