Ajo që bëri bujë në ndeshjen mes Italisë dhe Belgjikës ishte simulimi i Ciro Immobile. Sulmuesi i Italisë shtrihet në tokë dhe ngrihet menjëherë pasi Barella shënon gol (2-1, EURO 2020). Gjesti i lojtarit të Lazios u kritikua shumë, ndërsa ai që i del në mbrojtje është Bonucci.
“Këto gjëra ndodhin në fushë. Ciro ndjeu kontakt dhe ai u rrëzua.Gëzimi dhe eksitimi i një goli është aq i madh në ndeshje të tilla si këto sa do të thotë që ju nuk përjetoni më dhimbje pas kësaj.Por, Ciro është i mrekullueshem, ai është një njeri shumë i ngritur dhe në fushë gjëra të tilla mund të ndodhin” – tha ai.