Simeone mund të largohet në fund të sezonit nga Atletiko Madrid. Në këtë mënyrë, klubi madrilen ka filluar të mendojë për trajnerin e ardhshëm. Një nga hipotezat shumë të dëshirueshme është ajo e Maximiliano Allegri. Ish trajneri i Juventusit është gati për një aventurë të re, tashmë larg Italisë. Megjithatë, duhet thënë që kemi të bëjmë me një Atletiko që ka një filozofi tjetër nga ajo e Allegrit.
Nëse drejtori sportiv, Andrea Berta qëndron atëherë gjërat do ishin më të thjeshta. Kjo pasi ulja në stol e trajnerit Italian është dëshira kryesore. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të shihet pasi jemi akoma në muajin shkurt.