Në lidhje me skuadrën e re që duhet të ndërtohet për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika bëri me dije se drejtuesi e klubit (Drejtori Sportiv Engin Firat dhe administratori Suad Lici) kanë nisur punën për gjetjen e lojtërve të rinj që do të përforcojnë ekipin për edicionin e ri.
“Na kërkuan që të siguronim ngjitjen në Superiore. Momentin që siguruam Superioren, na kanë premtuar që do të ndërtojmë ekipin për Superioren. Drejtori teknik dhe administratori po bëjnë lëvizjet e duhura për të krijuar ekipin që do të luajë në Superiore.
Shumica e lojtarëve kanë kontratë. Kemi nevojë për përforcime dhe klubi po kërkon emra. Nuk mund të japë një përgjigje të saktë se sa prej tyre duhet të qëndrojnë te ky ekip”, u shpreh futbollisti shkodran.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.