Juventus po mendon për merkaton. Bardhezinjtë dëshirojën të shesin Wojciech Szczesnyn, për të grumbulluar sa më shumë para. Sipas Tuttosport, kjo do bënte që të vetë-finacohej blerja e portierit të Milanit, Donnarumma. Klubi torinez kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e polakut, por edhe nëse nuk ia del të mbledhë të gjitha paratë e nevojshme, drejtuesit janë të gatshëm të bëjnë ndonjë sakrificë.
Gjithsesi, Juventus duhet të kualifikohet për në Champions league, jo vetëm për aspektin financiar, por edhe për të bindur “gardianin” e kuqezinjve të ndërronte ekip, por jo shtet. Vera do të jetë e nxehtë, me Juventusin që po bëhet gati për merkaton.