Apolonia ka rënë matematikisht një kategori më poshtë, teksa sezonin që vjen do rikthehet në të Parën për të ritentuar ngjitjen në elitë. Ky sezon në Superligë për fierakët nuk ka shkuar si duhet, teksa bardhjeshilët mbajnë një rekord negativ. Skuadra e drejtuar nga katër trajnerë këtë sezon, nuk ka mundur të marrë asnjë fitore në transfertë.
Në 17 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon larg “Loni Papuçiut”, asnjë tripikësh për skuadrën e presidentit Koço Kokëdhima. Një rekord negativ ky në futbollin shqiptar, që sheh një skuadër mos fitojë asnjë ndeshje në transfertë. Pritet që vera të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër, me talentet e klubit fierak që janë në optikën e “big-ëve” të Superligës.