Dybala nuk ka qenë titullar në këtë sezon te Juventus dhe sonte pritet ta nisë nga minuta e parë. Sulmuesi argjentinas do të jetë përkrah Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Ferencvarosh, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Ai pritet të shpërthejë pasi kaloi disa probleme shëndetësore dhe tashmë trajneri Andrea Pirlo ka një “armë” më shumë për sfidat e ardhshme. Sonte, “Calciomercato” raporton se mëngjërashi do të jetë në fushë nga minuta e parë. Kujtojmë që ndeshja Juventus – Ferencvarosh do të startojë në orën 21:00.