Bundesliga gjermane është ndër të pakta kampionate ku skuadrat kanë zbritur në fushë për t’u stërvitur. Gjermania është një nga vendet që e ka menaxhuar më mirë këtë pandemi duke pasur shumë pak viktima krahashur me vendet e tjera.
Ditën e sotme ka pasur një takim mes Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe 16 ministrave të sportit të shteteve federeale për të diskutuar mbi fatet e sezonit.
Pas mbledhjes u vendos që deri në datë 16 maj nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv duke hedhur poshtë kështu rifillimin e kampionatit në 9 maj. Në datën 6 maj do të ketë një tjetër takim për të diskutuar për datat, ndësa data më e mundshme mbetet 23 maji.