Vllaznia ka luajtur ditën e sotme miqësoren e fundit në prag të sezonit të ri ndaj Besëlidhjes. Shkodranët janë ndalur në barazim 1-1, ndërsa autori i golit ka qenë Ndriçim Shtubina.
Një ndeshje që nuk dukej shumë bindëse nga ana e Vllaznisë që kanë ende punë për Kategorinë Superiore. Merkato në Shkodër nuk është mbyllur ende, ndërsa mund të ketë edhe 2-3 përforcime në limitet e merkatos.