Maratona e Tiranës e mbajtur ditën e sotshme në kryeqytet ka mbledhur së bashku shumë personazhe qoftë të njohur ose të panjohur. Përjashtim nuk ka bërë as ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Cana ka publikuar një foto. Cana shfaqet me medaljen dhe me mbishkrimin në foto “10 kilometra, maratona e Tiranës.” Pavarësisht largimit nga futbolli, Cana nuk mund të rrijë larg aktiviteteve sportive.