Pjesëmarrja në kompeticionet europiane për ekipet shqiptare do të sjellë begati në aspektin financiar. Kukësi, Skënderbeu, Laçi dhe Partizani do të përfitojnë shuma të konsiderueshme vetëm për pjesëmarrjen në turnetë e Ligës së Kampioneve dhe Europa League-ës.
Sipas rregullores të përcaktuar në UEFA, ekipi që kla fituar të drejtën e konkurimit në Ligën e Kampioneve ka të garantuar 280 mijë € në ajër, për regjistrimin në turneun e parë të këtij eventi. Skuadra që nuk ia del të kalojë në raundin e parë, i jepet shansi të luftojë të Europa League në raundin e dytë dhe kalimi në këtë raund i dhuron 260 mijë € të tjera. Kjo është shuma totale më minimale që mund të përfitojë një ekip nëse dështon që herët në fazat eliminatore të Ligës së Kampioneve.
Ndërsa përsa i përket Laçit, Luftëtarit dhe Partizanit kanë të siguruara në arkën e tyre 240 mijë € vetëm për pjesëmarrjen në fazën e parë të Europa League.
Por natyrisht që ky informacion nuk do t’i largojë ekipet nga objektivat për të shkuar sa më larg.