Vllaznia luan sot me Tiranën në orën 13:00. Sfida e Kategorisë Superiore gjen vendasit me dy mungesa. Mesfushori Herald Marku nuk ia ka dalë edhe këtë javë që të jetë gati për të tijtë, ndërsa një mungesë e madhe është ajo e mbrojtësit të majtë Aleksandar Isaevski.
Maqedonaso-veriori u dëmtua pak ditë më parë në stërvitje dhe me gjasë stafi mjekësor nuk do rrezikojë gjendjen e tij. Me dy mungesa titullarësh, Brdaric ka skicuar vendosjen e të tijve në ndeshjen Klasike me bardheblutë kampion në fuqi të vendit. Kryesuesit pritet të luajnë me skemën 4-2-3-1, që mund të ndërthurret edhe në 4-3-3. Kruja mund të vendoset në të majtën e mbrojtjes.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Imeri, Da Silva, A. Hoxhaj, Dilaver