Atletiko Madrid akoma nuk e ka kapërdijë humbjen ndaj Barcelonës, në fundjavë. Ajo që u vu re ishte mungesa e saktësisë në sulm, pavarsisht se në atë repart egzistojnë emra të rëndësishëm. Simeone e di mirë se nuk mund të vazhdohet kështu, ndaj po mendon për merkaton. Ai u ka bërë të qartë drejtuesve se duhet blerë një sulmues.
Emrat për të cilët flitet janë në Serie A, Piatek(Milan) dhe Belotti (Torino). Faktikisht, të dy kushtojnë shumë por Atletiko Madrid është një klub me financa të mira. Merkato është afër dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse dëshirat e trajnerit Diego Simeone nuk plotëshen, atëherë pretendimet për këtë sezon nuk mund të jenë të mëdha.