Tirana do të luajë ditën e nesërme kundër Luftëtarit në transfertë. Ky takim është përcaktuar të luhet në Peqin dhe do të startojë në orën 13:00. Pikërisht përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave është e veçantë për sa i përket objektivave që kanë. Bardheblutë kanë shtatë javë që nuk e njohin humbjen dhe në këtë mënyrë objektivi i tyre është titulli kampion. Pra në Peqin do të shkojnë për të marrë fitoren e radhës.
Ndërsa objektivi i gjirokastritëve është qëndrimi mes më të mirave. Deri më tani Tirana ka grumbulluar 13 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë së bashku me Kukësin me pikë të njëjta. Ndërsa Luftëtari ndodhet në vend të gjashtë me pikë të njëjta me Vllazninë e vendit të pestë.