Lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin kroat nuk kanë mundur që të bëjnë hapin e madh, të luajnë në grupet e Europa League. Duke nisur nga dyshja e Lokomotivës së Zagrebit, Eros Grezda dhe Endri Çekiçi, të cilët janë mundur nga Genk-u i Belgjikës me rezultatin 2-0. Grezda e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, ndërsa Çekiçi u realizua si zëvendësues në minutën e 72.
Ndërsa i pafat ka qenë Hysen Memolla i Hajdukut të Splitit. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka pasur shans, pasi shokët e tij kanë gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë mundësi skuadrës izraelite që të kalojë në fazën në grupe të këtij kompeticioni. Në këtë ndeshje Memolla luajti që nga minuta e parë e deri në përfundim, pra 120 minuta, sepse ndeshja kaloi në shtesa pas rezultatit 2-1 të regjistruar brenda kohës së rregullt.