Shqiptarët kanë ditur të gjejnë vend në Itali si në shoqëri dhe në futboll. Në Serinë A aktivizohen shumë futbollistë të Kombëtares sonë.
E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar listën me futbollistët shqiptarë më të paguar në Itali.
Në krye është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj me 1.6 milionë €. Pas tij vjen portieri bardhekaltër me rrogë 1.1 milionë € Thomas Strakosha. Etrit Berisha paguhet 700 mijë € në sezon te Atalanta. Pas tij zbret shoku i skuadrës Berat Xhimshiti me 300 mijë € dhe në fund vjen Frederik Veseli me 250 mijë €.