Jo vetëm futbollit, por edhe volejbollit shqiptar nuk i kanë munguar talentet. Dikur në vitet, para pluralizmit volejbolli ishte njëri prej sporteve më të ndjekura në Shqipëri. Pas vështirësive dhe probleme të krijuara nga ndryshimi i sistemit, ky sport po arrin të ringrihet sërish në vendin tonë.
Megjithatë, në SHBA-në e largët një shqiptare po fiton vëmendje në sportin e volejbollit. Bëhet fjalë për Adelina Berishën. Ajo është mbesa e fotografit të famshëm Fadil Berisha. Adelina luan në shtetin e New Jerseyt dhe po konkuron denjësisht për të ngjitur rangjet drejt volejbollit elitar amerikan. Në faqen “nj.com”, ajo kandidon për t’u shpallur njëra prej talenteve më të mira të volejbollit në New Jersey në rangun e kolegjeve amerikane.
Fotografi i njohur ka bërë thirrje në “Facebook”, që të votojnë volejbollisten e re për të fituar vendin si njëra prej talenteve më të spikatura në volejboll në rangun e kolegjeve të New Jerseyt.
Postimi i Fadil Berishës për mbesën e tij, volejbollisten Adelina Berisha