Kombëtarja jonë po vazhdon përgatitjet për ballafaqimin e vështirë pas dy ditësh me Islandën në Rejkjavik për kualifikueset e EURO 2020-ës. Në lidhje direkte, gazetari i “Supersport” Egi Duro raportoi se tekniku Edi Reja do të aplikojë shumë goditjet standarte ndaj vikingëve.
Nga ana tjetër, ai shton se vendasit janë përgatitur plotësisht për pritjen e kombëtares sonë dhe janë gjithë sy e veshë për këtë përballje.
Për sa i përket ndeshjes, përflitet se tekniku italian do të luajë me rreshtimin 3-5-2, ku në pikëpyetje janë sulmi dhe krahët e mesfushës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.