Stadiumi i qytetit të Shkupit “Telekom Arena” me 8 Gusht të këtij viti do të jetë pritës i finales së madhe të Superkupës së Evropës. Emri i dy skuadrave finaliste pritet të mësohet me 3 qershor, ndërsa vetëm një javë më pas do të fillojë edhe shitja e biletave.
“InfOSport.mk” mëson se çmimi i biletave për këtë finale do të jetë nga 15 deri në 40 euro, një shumë ndoshta e kapshme për ata tifozë të flaktë të futbollit të cilët shpresojnë se në Shkup do të kenë mundësinë të shohin skuadrat e tyre që deri më tani ndoshta i kanë ndjekur vetëm përmes TV-së.
Është ende herët për të supozuar se cilat do të jenë ato dy skuadra, pasi në Ligën e Kampionëve për t’u shpallur kampion pretendojnë Barcelona, Reali i Madridit, Atletiko Madridi, Bajerni i Munihut, Borusia e Dortmundit, Juventusi, Lesteri dhe Monako, derisa për trofeun e Liga Evropa në garë janë skuadrat si Beshiktashi Selta Vigo, Lion, Shalke 04, Ajaksi Anderleht dhe Genku.
Ndërkohë që Shqipëria ka hedhur kandidaturën për të marrë të drejtën e zhvillimitë të Superkupës së Europës në 2019-ën.