Kategoria Superiore nuk do të rinisi siç ishte parashikuar. Presidentët e skuadrave dhe Liga Profesioniste ka vendosur që kampionati i ri të mos fillojë deri në plotësimin e 4 kërkesave.
Ditën e sotme është mbajtur një tjetër takim në ambientët e stadiumit “Air Albania”, mes presidentëve dhe Ligës profesioniste që vendosën që bojktoti do të vazhdojë deri në momentin që kërkesat të plotësohen. Për të negociuar me Qeverinë është vendosur që grupi përfaqësues i Ligës të përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi.
Pothuajse të gjitha klubet në faqen zyrtare kanë shpërndarë deklaratën përshtyp të Ligës Profesioniste, por ajo që binte në sy ishte nga klubi i Partizanit. Të kuqtë kanë si drejtor sportiv, vëllain e Kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe me anë të kësaj deklarate ka dalë publikisht kundër vëllai të tij përmes klubit të kuq. Shqipëria është futur në vitin e nxehtë elektoral dhe këto mesazhe tregojnë se edhe vetë Olsi Rama ka dalë kundër qeverisë që ka braktisur rininë dhe sportin.