Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Shqipëria dhe Kosova do të organizonin një aktivitet të përbashkët në futboll. Kupa “Nënë Tereza” pritet të nisë nga edicioni i ri, duke bërë kështu bashkë ekipet nga dy shtetet shqiptare. Dy vendet nuk janë ndalur me kaq, teksa mësohet se sëfundmi është arritur marrëveshja që një tjetër Kupë e përbashkët të organizohet edhe në basketboll.
Sikurse bëhet me dije nga Federata e basketbollit në Kosovë, do të jenë katër ekipe që do të garojnë në datat 14 dhe 16 prill në Prishtinë. Formati do të jetë i njëjtë si kupat e dy shteteve, me dy gjysmëfinale dhe një finale. Kjo inisiativë vjen në kuadër të bashkëpunimit të dy Federatave, me shpresën se e ardhmja e basketbollit do na shohë me një kampionat të unifikuar.