Tirana do të luajë ndeshjen e parë të sezonit ndaj Shkumbit në Kupë. Sfida e turit të parë të Kupës do të luhet në “Skënder Halili”, me bardheblutë që kërkojnë të marrin fitoren për të kaluar me tej. Ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Egbo foli edhe mbrojtësi Hoxhallari. Mbrojtësi i majtë shpreson që Tirana të mos ketë më shumë dëmtime gjatë kësaj duke parë edhe ngjeshjen e ndeshjeve.
Hoxhallari, si është të kthehesh pas kaq kohësh dhe të luash sërish futboll?
Besoj se do të jëtë disi e vështirë në fillim, por ndeshjet e Europës dhe miqësoret na kanë ndihmuar shumë dhe aktiviteti nuk ka munguar.
A do të jetë I përballueshëm ky sezon I ngjeshur për futbollistët?
Ne si lojtarë jemi të kënaqur që do të fillojë futbolli. Vështirësi ka sepse do të jetë një kalendar I ngjeshur dhe sic e përmendi trajneri e nisim me 3 dëmtime. Shpresojmë që nga intensiteti I sezonit të mos kemi dëmtime të tjera.
Si e shikon Hoxhallari Tiranën e këtij sezoni?
Këtë vit sfida është më e madhe pasi detyra e ruajtjes së titullit është edhe më e vështirë. Koha do ta tregojë si është Tirana këtë vit. Besoj se edhe lojtarët e rinj duan kohën e tyre të konsolidohen me ekipin dhe të tregojnë veten.