Trajneri i Flamurtarit Marcello Troisi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për një lajm të publikuar në gazetën “Panorama Sport” ditën e sotme. Lajmi niste me titullin; “Stërvitja nis pa Troisin” dhe kjo duket se ka qenë ajo që ka bërë trajnerin e Flamurtarit të reagoj. Në postimin e tij shoqëruar me foto nga gazeta, Troisi deklaron se këto gjëra ishin gënjeshtra, ndërsa shpikin histori dhe nuk respektojnë lexuesin.
“Shpikin histori dhe granjeshtra,nuk respektojne fare lexuesin”, shkruan Troisi në llogarinë e tij të Facebook.
Kujtojmë që Flamurtari ka arritur të marrë fitoren e parë ndaj Luftëtarit javën që shkoi, ndërsa tashmë kanë nisur përgatitjet për anti-Laçi.