Laçi arriti të fitonte sot 2-0 kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. 3 pikë mjaft të rëndësishme për kurbinasit të cilët afrohen sërish pranë kryesuesve.
Shpëtim Duro ka folur pas ndeshjes duke u shprehur i kënaqur me atë që të tijtë dhanë në fushën e blertë. Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, tekniku kryeqytetas analizoi shkurtimisht përballjen me verilindorët teksa deklaroi:
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne duke pasur parasysh momentin që ka ardhur kampionati. Ishte kundërshtar shumë cilësor. E rëndësishme në këtë moment ishte fitorja. Këto janë ndeshjet e fundit. Ngarkesa fizike ka efektet e saj në gjitha skuadrat. Po luajmë në një javë 3 ndeshje. Temperaturat e larta e ulin ritmin e ndeshjes. Kaluam shpejt në avantazh. Sot i thashë vetë ekipit që të rrijmë në gjysmëfushën tonë për t’i mos i lënë hapësira kundërshtarit. Funksionoi mirë dhe mund të kishim shënuar sërish.
Mazrekaj? E shihja në pushim nga fizionomia që ishte i lodhur. E mbaroi detyrën e vet me marrjen e 11-metërshve. Ishin dhe temperaturat e larta. Nuk është në 100 përqindëshin e tij. Ishte shumë mirë në 45 minuta. Të rinjtë po luajnë mirë. Kemi pasur mungesa. Janë lojtarë që e kanë justifikuar pjesëmarrjen në ndeshjen.
Vështirësitë? Të them të drejtën të 4 ndeshjet e fazës së fundit, duhet të fitonim në Kamëz me Krujën, çështje fati. Me Partizanin ishim deri në fund në avantazh. Edhe sot ekipi ka luajtur mirë, ka pasur momente të mira. Ka pasur situata të tilla që duhet të menaxhosh mënyrën e lojës. E kam thënë që jemi Superiorë me rivalët më sipër, jo më kot përmenda Partizanin. Kemi bilance pozitive me kryesuesit. Kjo tregon forcën e skuadrës. Mungesat e shumta në fund të fazës së parë kanë ndikuar. Këto janë pjesë të kampionatit, s’kemi çfarë të bëjmë. Naëbueze na ka penalizuar. Ai ka prerë biletën për në vendlindje. Nuk është më pjesë e skuadrës. Ka qenë fati im i keq për të mos e pasur. Jam i bindur që do të kishte shënuar 20 gola. Ka qenë minus i madh mosprezenca e tij.
Unë i qaj pikët e lëna me skuadrat që i shihnim si më dobët se ne. Kemi lënë afro 15 pikë. Kjo është arsyeja që unë e vuaj një lojtar si Nwabueze. I shfrytëzonte rastet me skuadrat poshtë. Edhe Harmon e ka justifikuar, por nuk është finalizues si Nwabueze. Kemi pasur fatin që ka qenë në formë Mazrekaj. Për ekipet e dorës së dytë duhen lojtarë cilësorë që i zgjidhin vetë situatat. Si psh Teuta që ka shumë pikë prej Dejvi Bregut. Nuk kemi pasur as fatin me vete.
Penalltia? U çudita që nuk e goditi Mazrekaj. Por, nuk pranoi sepse kishte probleme me këmbën. E keni dhe në video. Tha kam këmbët”, përfundoi ai.