Kupa e Botës vijon me ndeshjet e fazës së 1/16. Mbrëmjen e sotme u përcaktua dhe çifti tjetër çerekfinalist. Franca arriti të mposhte me shifrat 3-1 Poloninë duke u kualifikuar për në fazën tjetër.
Në mbrëmje ishte Anglia që mundi me shifrat e pastërta 3-0 Senegalin, ku tashmë në çerefinale do të jetë një finale e parakoshme europiane. Angli dhe Franca do të ndeshen më datë 10 dhjetorë në orën 20:00.
I ftura në emisionin sportiv “Qatar N’24”, trajneri Shpëtim Duro ka folur mbi ecurinë e deri më tanishme, të ekipeve në Kupën e Botës. Teknikut Duro, vijon të mendojë për eleminimin e kombëtares gjermane nga ky edicion.
Prononcimi:
“Nuk ka më hirushe. Ne e kemi thënë edhe më përpara. Surprizat ishin të pakta. Viktimë e këtyre surprizave ishte vetëm Gjermania. Do të shikojmë sesi do shkojnë ndeshjen.
Franca (3-1 vs Polonia)- Giroud është protagonist absolut. Të njëjtën gjë bëri edhe të Milani. Franca nuk ka vetëm Mbappe.
Anglia (3-0 vs Senegal)-Anglia patjetër që ishte dominuese në fushë. Ishte fitore e merituar dhe që parashikohej. Skuadrat afrikane i kanë ato limitet e tyre. Po luante shumë mirë Senegali deri kur u bë goli i parë, por nuk rezistoi dot pafundësisht. Pastaj deri në momentet e fundit dominoi totalisht dhe rezultati është tërësisht i merituar.
Ka kualitet në sulm Anglia. Po ta shikosh goli ne parë, ka perfeksion. Edhe golat e tjerë, ishin në këtë situatë. Senegali kaloi pak momente euforike. Senegali duhet të priste dhe jo të kapte ndeshjen të papërgatitur. Senegali ishte mirë në minutat e para, duhej të ishte më i balancuar. Këto skuadrat e mëdha kur të shënojnë gol, nuk ua kthen dot”