Gjatë kohës së drejtimit të Shkëndijës së Tetovës, Shpëtim Duro fitoi shumë njohuri. Mesa duket ai po e përdor këtë fakt për të afruar lojtarë cilësorë dhe të përforcojë ekipin e Flamurtarit.
Ai ka vendosur tashmë që edhe zv. trajnerin e tij ta marrë nga Maqedonia. Sipas “infosport.mk”, bëhet fjalë për Jeton Beqirin, të cilin e ka pasur ndihmës më parë te kuqezinjtë e Tetovës.