Muamed Sejdini ka reaguar për shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në portën e banesës së Armand Dukës. Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë i gjendet pranë presidentit të FSHF-së në këtë moment të vështirë duke e cilësuar si akt të shëmtuar.
Ai fton organet kompetente t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së ngjarjes. Përmes një postimi në faqen zyrtare, kreu i FFM-së shkruan:
“Shpërthimi para shtëpisë së Armando Dukës, një akt i shëmtuar
Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Egzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.
E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.
Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar”.