Vicktor Da Silva shpërtheu në ofendime ndaj trajnerit Brdaric pas zëvendësimit. Sulmuesi brazilian doli nga loja në minutën e 22-të ndaj Tiranës pasi kishte pësuar një dëmtim në fytyrë dhe kishte dy çarje, ndërsa mjekët e skuadrës shkodrane vendosën që lojtari zëvenësohej pasi nuk ishte në gjendje për të vijuar ndeshjen.
Lidhur me zëvendësimin e Da Silvës ka reaguar edhe mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja i cili ka sqaruar se braziliani nuk mund të luante në atë gjendje pasi nuk lejohet me rregullore. Në fund mjeku Haxhaja i kërkon falje Da Silvës, por shëndeti i tij vjen përpara dëshirës për të luajtur në fushë.
Postimi i mjekut Ilirjan Haxhaja:
“Ju falënderoj për disa komente, si të mira dhe të këqija. Dua të sqaroj, se ka një rregullore për dëmtimet në kokë në loje dhe stafi mjekësor i kërkon trajnerit për ndërrimin e lojtarit. Ne ia kërkuam trajnerit ta zëvendësojë lojtarin. Kur ka ma shumë se dy qarje dhe shumë gjak, arbitri vështirë ta lejojë në lojë lojtarin.
Plus në atë rast kishim disa qarje. Plus i kishte renë dhe lentja e syrit. Si mund të lozte ai, edhe pse ai kishte dëshire për lojë. Mbas 7 minutash në dhomat e stadiumit nuk ishte mirë. Ju lutem na mirëkuptoni, ne kemi shëndetin e lojtarit para lojës.
Plus ka rregullore të traumës sportive që ne ndjekim. Ju falënderoj dhe një herë. Dhe një falënderim për lojtarin tonë Viktor Da Silva, i cili kishte dëshirë të ndihmonte ekipin e tij. Na fal Viki, por ne të stafit mjekësor në disa raste na duhet të vendosim për të mirën e sportistit dhe jashtë dëshirës së sportistit. Forca Vllaznia”, shkruan mjeku i Vllaznisë.