Sulejman Starova nuk është përmbajtur në kritikat drejtuar futbollistëve të tij para seancës së djeshme stërvitore.
Trajneri i Partizani ka ngritur zërin për të “shkundur” të tijtë në mënyrë që paraqitje si ajo kundër Luftëtarit të mos përsëritet më.
“Një ndeshje katastrofë për ne. Nuk ishim gjëkundi. Ramë në grackën e Luftëtarit që na ndëshkoi me kundërsulme.
Ndeshja më e dobët e sezonit!”, mësohet t’iu ketë thënë Starova të tijve, ndërsa para është sfida kundër Vllazisë, një përballje që kërkohet të fitohet me çdo kusht nga Partizani nëse do të vijojë të mbajë ritmin e Kukësit kryesues.