Skënderbeu ditën e djeshme humbi ndeshjen përballë Kukësit me rezultatin 1-0. Siç është e “zakonit”, pas çdo ndeshje klubi poston në rrjetin social “Facebook”, rezultatin e ndeshjes. Në këtë postim të hedhur dje, tifozët kanë qenë prezent me komentet e tyre negative.
Ata bënin fjalë për tolerim ndaj Kukësit dhe nuk mungonin as fjalët që “vrisnin” Skënderbeun, në këto momente të vështira që po kalon.
Reagimi i Skënderbeut në një koment ka qenë i ashpër ndaj atyre që nuk mbështesin ekipin.
“Pse paragjykoni? Është e turpshme të lexosh komente të tipit e la, nuk e la pas çdo ndeshje. Ekipi është në një moment të keq! KAQ! 8 vite jeni mësuar vetëm me fitore por ka dhe momente të tilla. Në vënd të paragjykoni, dhe ofendoni lojtarët ndoshta do ishte më mirë që të mbështesni ekipin në momente të tilla.”